Një 13-vjeçare shqiptare ka humbur jetën teksa ka rënë nga kati i 7 i pallatit në Piacenza të Italisë. Detaje të reja janë zbuluar nga kjo ngjarje ku akuzohej se i dashuri i saj 15-vjeçar e ka vrarë atë.
15-vjeçari shqiptar u arrestua dhe i caktua masa e sigurisë me paraburgim për kauzën e vrasjes. Ka qenë dëshmia e një personi që ka sjellë në arrestimin e të 15-vjeçarit. Një dëshmitarë ka deklaruar se 15-vjeçari po hidhte shqiptaren nga ballkoni.
Sipas prokurorisë ai e ka shtyrë nga ballkoni dhe kur 13-vjeçarja është përpjekur që të kapej pas parmakëve, ai e ka goditur disa herë te duart në mënyrë që të rrëzohej.