Për rreth një orë deputeti i PD-së, Luan Baçi ishte sot në SPAK duke dhënë sqarime për pasurinë pas kallëzimit të një qytetari. Por çfarë deklaroi brenda? Demokrati u shfaq i acaruar para mediave.
“Ka qenë një kallëzim dhe është hetuar dhe pushuar çështja për pasurinë time. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe bizneseve të mia.
Më vjen keq por të duket se jam i shqetësuar? Jam i qetë dhe normal. I njëjti kallëzues, patronazhist ka ardhur dhe ka bërë sërish të njëjtin kallëzim.
Unë iu përgjigja SPAK-ut. SPAK-u për t’u bërë qejfin qytetarëve kur vijnë dhe kallëzojnë, unë përsëri u paraqita. Mos e teproni muhabetin, ju respektoj, mbani respektin” tha ai.