-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Lupa e SPAK-ut mbi aromën e tradhtisë

Kryesoret

Në luftën e pashoqe kundër krimit të organizuar, korrupsionit në nivele të larta dhe pandëshkueshmërisë SPAK-u, goditi fort sot, duke drejtuar lupën e tij hetimore ndaj një kërcënimi të përmasave të papara!

Nuk është fjala për rreziqet e ngrohjes globale, as për rrezikun e një lufte bërthamore, as për rrezikun e asteroidëve dhe as për rrezikun e Inteligjencës Artificiale.

Lupa e hetimit të prokurorëve të SPAK shkoi sot te Elda Hoti një deputete e opozitës që guxoi të fuste një shishe parfum në Parlament. Madje ajo arriti deri aty sa te sprucoi sallën me parfum.

Harrojini baronët e drogës që gdhendin inicialet e tyre në muret e qyteteve me plumba. Harrojini vrasësit e abuzuesit. Sot vendi merr frymë i lehtësuar, sepse një nga 20 prokurorët që ka SPAK-u e ka përqendruar vëmendjen te i vetmi fajtor: një deputete që guxoi të sillte një shishe të vogël 50 ml në Parlament, që i shkaktoi një bezdi disa ministrave që nuhatën për herë të parë aromën e parfumin. Harrojini krimet kibernetike. Rreziku kryesor është krimi aromatik.

Në vend që në zyrat e SPAK-ut të ushtojnë shuplakat e drejtësisë ndaj mafies aty gjendet kohë për të hetuar “erën e rrezikshme” të rebelimit parlamentar. Ndoshta javën tjetër, prokurorët e SPAK do të kalojnë te hetimi i krimeve më të tmerrshme—flitet se një tjetër deputete e opozitës është kapur duke lënë një qeskë çaji në gotën e saj plot tre minuta.

Ndërsa bosët e krimit enden të lirë në makina që duken si arsenale në lëvizje, ndërsa dosjet e abuzimeve e bëjnë Malin e Dajtit të duket si kodër, prokuror të SPAK-ut kanë kohe të hetojnë krimin e rëndë ndaj produkteve të higjienës personale.

Mos e dhëntë Zoti që t’i kthejnë sytë te bisedat në Sky Ecc apo EncroChat, te minierat digjitale ku kriminelët e vërtetë diskutojnë hapur për vrasjet, zgjedhjet, biznesin dhe politikën. Por kush ka kohë për këto gjëra kur një shishe parfumi shqetëson shumicën në Parlament? Por, çdokush mund të fle i qetë sonte sepse jo vetëm është zbuluar aroma e parfumit, por edhe aroma e partisë.

Le të shpresojmë që SPAK-u të kujtojë se paguhet jo për të humbur kohë me gjëra qesharake, por të merret me kriminelët e vërtetë që po e trajtojnë vendin si kënd lojrash në pronën që u ka lënë baba.

Deri më tani SPAK është përmbytur me denoncime të rëndësishme dhe të pa rëndësishme. Mirë është të mos mbytet në një shishe parfumi…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit