-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i Policisë, Proda, takohet me përfaqësuesin e Ambasadës së Kuvajtit

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në takim Adnan Alghunaim, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri.

Diskutimet u përqendruan në mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit, si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe metodave efektive në fushën e policisë.

I ngarkuari me punë shprehu mbështetje për Policinë e Shtetit dhe gatishmërinë për të inicuar bashkëpunimin policor për luftën ndaj krimit.

Proda vlerësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve në të dy vendet dhe propozoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për të lehtësuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet agjencive ligjzbatuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit