Një ngjarje tragjike ndodhi në Fier, ku 21-vjeçari Klajdi Hatija humbi jetën pas një aksidenti me motor.
Ai u përplas nga një automjet në aksin Fier-Vajkan dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Traumës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme mbi ngjarjen.