-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet procedura e lehtësuar në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kryesoret

Nga sot, është rikthyer procedura e lehtësuar për kalimin e kufirit në pikën e përbashkët të Morinës, e cila lejon kalimin pa kontrolle për qytetarët shqiptarë dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo procedurë do të jetë e vlefshme vetëm gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, deri më 1 mars të vitit të ardhshëm.

Sipas burimeve në policinë kufitare, ky sistem u rikthye pas një ndërprerjeje nga 1 deri më 31 tetor. Pas 1 marsit, procedura pa kontrolle do të aplikohet përsëri për një periudhë nëntëmujore.

Gjatë ditës së sotme, një numër i madh qytetarësh dhe automjetesh kaluan kufirin drejt Shqipërisë, duke krijuar flukse që ndonjëherë rezultuan në kolona. Policia kufitare operoi me katër sportele, duke regjistruar më shumë se 2.100 automjete dhe rreth 3.800 shtetas në hyrje në Shqipëri, me një fluks të ngjashëm në dalje drejt Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit