Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin Off the Record në A2 CNN hodhi akuza të forta ndaj Altin Dumanit, duke hënë se ai i ka shkuar në qeli Kastriot Ismailajt dhe i ka premtuar ta nxjerrë nga qelia nëse do t’i “jepte” Ilir Metën.
“Meta i ka thënë edhe në emision, por edhe në sallë DumDumani. Jo normal ka qenë edhe mesazhi që i ka dërguar kreu i SPAK zotit Meta, që të iki jashtë shtetit, të shkojë në qeli dhe t’i thotë personit më jep Metën ti mua, se unë të nxjerr nga burgu! Nesër je i liruar. Normale janë këto?! Kastriot Ismailajt. Hetimi ka një procedurë. Ajo është një marrëdhënie.” tha avokati Gjokutaj.
Më pas ai u shpreh se Meta nuk ka gjë personale me Dumanin, por me pozicionin dhe mënyrën se si është vepruar.