-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Selanik: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Greqi se drejtësia e re në Shqipëri po vepron e çliruar nga politika dhe ka vendosur të godasë kulturën e pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi se është një epokë e re ku njerëz të lidhur me pushtetin, pavarësisht pozicionit të tyre politik, janë dënuar pa dallim.

Rama deklaroi: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse, goditja e parë që nga themelimi i shtetit shqiptar.

Ai theksoi se për herë të parë, individë me profil të lartë politik po i nënshtrohen forcës së ligjit, duke e quajtur këtë një ngjarje historike.

“Pavarësisht pozicionit apo lidhjes me partitë politike, ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme po përballen me pasojat e një drejtësie të çliruar nga politika,” tha Rama, duke e vlerësuar këtë zhvillim si një ndryshim të thellë në sistemin e drejtësisë, duke përmendur se një situatë e tillë nuk kishte ndodhur që nga vitet e para të pavarësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit