Mbrëmjen e djeshme pas mesnate një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga disa persona në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Siç raporton Sinjali, personat e kishin detyruar që të konsumonte substanca narkotike.
Mëngjesin e sotëm 14-vjeçarja u gjet në rrugë nga policia dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes.