Ditën e sotme janë arrestua dy persona në Lezhë pasi kanë kryer dhunë në familje.
48-vjeçari Shkëlqim Gjoni, banues në Tale, Lezhë ka goditur me sende të forta babain e tij. Ndërsa 36-vjeçari Artan Nikolli, banues në Shënkoll ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy persona me iniciale P.P., banues në Mirditë dhe N.V., banues në Lezhë, të cilët drejtonin makinën pa leje drejtimi.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.