Një 20-vjeçar u arrestua në Itali pasi tentoi që të arratisej me një makinë me shpejtësi të lartë. Gjatë arratisjes nga policia italiane, shqiptari u përfshi në një aksident.
Shqiptari humbi kontrollin e makinës dhe në fillim goditi ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.
Tre personat e tjerë që ndodheshin në makinën e shqiptarit u arratisën, ndërsa ai u arrestua nga policia italiane.
Në makinë i gjetën kapele, një radio dhe dy telefona celularë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina dhe materiali i gjetur.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që u arratisën.