Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në bashkinë e Lushnjës, ku u njoh me zhvillimin edhe problematikat e ekonomisë bujqësore.
Në këtë vizitë Begaj u takua edhe me kryebashkiaken Eriselda Sefa, si dhe me fermerët, ku vizituan disa nga fabrikat e vajit të ullirit dhe serrat me produkte bujqësore në njësinë administrative të Ballagatit.
Begaj vlerësoi përpjekjet e banorëve në bujqësi dhe i nxiti sipërmarrësit që të ndërtojnë modele agroturizmi që të arrijnë përfshirjen e kësaj zonë në hartën e pikave turistike.
“Erdha për t’ju thënë faleminderit! Djersa, puna juaj, e ka bërë këtë vend të bukur, të mrekullueshëm!” Duhet të vijmë më shpesh, t’ju takojmë, t’ju dëgjojmë e t’ju ndihmojmë. Ju të gjithë, burra e gra, që punoni me ndershmëri, jeni krenaria jonë”, u shpreh Begaj.