Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
21-vjeçari me iniciale A.Ll u arrestua në afërsi të stadiumit Dinamo. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.