-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti i vitit 2025/ Tërhiqet opozita? Bardhi: Do jemi në parlament

Kryesoret

Një hap pas nga mosbindja civile? Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi njoftoi sot se opozita do të jetë prezente në komisionet parlamentare për të diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2025.

Buxheti po bëhet për oligarkët, jo për qytetarët. Do të marrim pjesë në diskutimet për projektbuxhetin. Rama të bëjë detyrën e tij në Kuvend. Nga sot do të jemi brenda. Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit.

Deputetët e opozitës nuk lejohen që të bëjnë detyrën e tyre, por pavarësisht kësaj ne do të jemi aty, qoftë brenda apo jashtë komisioneve. Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga parlamenti, ikja nga parlamenti do të thotë të ikësh nga përballja dhe mosbindja civile.

Ne do të jemi në përballje dhe mosbindje civile në cdo front. Ky është buxheti i Ballukut që për tre rrugë dyfishon fondet, është buxheti i Veliajt që t’i vjedhë me drejtorët e tij 5D. Ne do të bëjmë cdo propozim për ta kthyer këtë në buxhetin e qytetarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit