Gjatë natës një makinë është përfshirë nga flakët në Vlorë dhe si pasojë janë dëmtuar pjesërisht edhe dy makina të tjera të parkuara afër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 01:15 në lagjen “Lef Sallata”, dhe dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të shkëndijës elektrike.
Makina tip “Volkswagen” është në pronësi të D.F., banues në Vlorë.