-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump pas votimit: Do ta ndryshojmë vendin, do luftojmë trafikantët dhe terroristët!

Kryesoret

Pas votimit në Florida, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania, mbajtën një fjalim të shkurtër para mbështetësve dhe kamerave.

Trump u shfaq optimist për rezultatet e zgjedhjeve dhe theksoi se, edhe pse ende kishte kohë, ai ishte i bindur se do të mund të ndryshonte rrënjësisht situatën në vend. Ai tha se qeveria e tij do të vazhdojë të luftojë kundër trafikantëve të drogës dhe grupeve terroriste, duke e premtuar se ato nuk do të toleroheshin më.

Donald Trump: Do e ndryshojmë komplet vendin. Nuk do leme më trafikantë droge, terrorist. Jemi mirë kemi ende dhe ca kohë në rezultat. Le të mbajmë gjërat në kontroll. Shpresojmë të shihemi sërish sonte. Zonja e parë do jetë me ne. Është e impresionuar nga puna që është bërë.

Melania Trump: Keni bërë punë të shkëlqyer. E di që është punë e vështirë. E di që është orët e parë. Edhe bashkëshorti po punon non stop. Punë e shkëlqyer.

Donald Trump: Michigani do dalë shumë mirë. Aq më tepër ngaqë aty u mbyll gjitha ajo fabrikë e madhe. Michigani do dalë shumë mirë. Susie sikur nuk po më vjen ndonjë gjë tjetër në mendje. Do shihemi sërish në darkë. Besoj i keni ok ato kompjuterat e kushtueshëm. Të shohim çfarë bëjnë. I kemi që të bëjnë llogaritë. Të na i nxjerrin rezultatet shpejt. Po ndodhin shumë gjëra në vendin tonë që duhen ndryshuar. Do e bëjmë. Edhe një herë faleminderit. Kujdes mos të ketë mashtrime me votat. Faleminderit të gjithëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit