Dy persona janë arrestuar në Shqipëri, pasi janë pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës nag Amerika latine në Itali.
Julian Kollçaku 34 vjeç, banues në Kavajë dhe Makism Ndoci 30 vjeç, banues në Pukë pritet që të ekstradohen drejt Italisë.
Nga hetimet e operacionit “BOCA DEH RIO”, dyhsohet se këta gjatë periudhës 2018-2024 kanë trafikuar kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.