Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në platformën X ka uruar Donald Trump për fitoren si president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Erdogan shprehet që shpreson që marrëdhëniet Turqi-SHBA të fuqizohen dhe që krizat dhe luftërat globale dhe rajonale të marrin fund.
“Uroj mikun tim Donald Trump, që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pas një beteje të fortë dhe u rizgjodh si president i SHBA-së. Në këtë periudhë të re që do të filloj për popullin amerikan, shpresoj që marrëdhëniet Turqi-SHBA të fuqizohen, që krizat dhe luftërat globale dhe rajonale, veçanërisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë të marrë fund. Besoj se më shumë përpjekje do të bëhen për një botë më të drejtë. Shpresoj se zgjedhjet të jenë të frytshme për miqtë dhe aleatët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë njerëzimin’, shkruan Erdogan.