Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar pas fitores së Donald Trumpit. Balliu shprehet se sot bota është më e sigurt dhe më e lirë.
Ai thekson se presidenti Trump është një shpresë për të gjithë botën.
“Ai është garanci për një Amerikë të fortë dhe të sigurt e cila premton dhe siguron mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën. Prej kohësh qoftë në vëndin tonë dhe në shumë të tjera demokracia është goditur nga administrata, që kishin ne fokus hallin e shoqatave se sa të shtetit.
Kjo fitore është goditje për të gjithë pushtetarët autokratikë, që kanë ngritur regjime mafioze duke shkatëruar sistemin demokratik dhe cënuar rëndë shtetin ligjor.”, shkruan Balliu.