-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rikthen deputetët e PD në Kuvend, Bardhi: Ata që na penguan me forca sigurie, do mbahen përgjegjës

Kryesoret

Kreu i Grupit parlamentar Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetin e tij social rreth vendimit të Gjykatës Administrative për rikthimin e deputetëve të përjashtuar të opozitës në Kuvend.

Bardhi shprehet se ky dënim pa ligj i opozitës i konfirmuar sot nga gjykata provon drejtësinë e betejës së deputetëve të Partisë Demokratike për të kthyer kushtetueshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit.

Ai thekson se Kuvendi nën drejtimin e Spiropalit është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës.

“Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit, të ushtrojnë detyrën e tyre, është i denjë vetëm për regjimet autoritare dhe kurrësesi për një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.
Ne presim me padurim që t’i vijë zëri për të dënuar aktin antikushtetuese, kujtdo që fajësonte me pa të drejtë opozitën dhe i kërkonte asaj që të luante rolin e vet brenda Kuvendit, ndërkohë që e vërteta ishte që opozita po pengohej me dënime PA LIGJ, me tela hekuri dhe Forca Sigurie, që të futej në Kuvend.
Është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, duke injoruar vendimin e saj për t’i konsideruar masat e përjashtimit si jo proporcionale.
Ata që PA LIGJ penguan me Forca Sigurie për rreth 40 ditë deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues do të mbahen përgjegjës!”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit