-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni Shqipëri- Itali, SPAK jep detajet: Grupi i trafikimit të drogës u zbulua përmes përgjimeve

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar në lidhje me goditjen e trafikimit të sasive të mëdha të kokainës ng Amerika e Jugut drejt Italisë.

Në datën 05.11.2024 u ekzekutua vendimi për caktimin e masave të sigurimit nga Gjykata e Hetimeve Paraprake të Gjykatës së Firences, për subjekte të krimit të organizuar me shtetësi shqiptare, italiane, rumune, etj. Në total u arrestuan 23 persona në Itali (Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto, Liguria) dhe 2 persona në Shqipëri. Kjo goditje e suksesshme është rezultat i punës së dy skuadrave të përbashkëta të hetimit afatgjatë (JIT), të mbështetura dhe të financuara nga Eurojust.

SPAK shprehet se hetimet ndaj grupit kriminal u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021.Ndërsa ata u arritën që të hetohen nga përgjimet e shkëmbimit të informacionit mes organizatave kriminale, të cilat përdornin mjetin e komunikimit të koduar, SkyECC.

Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim.

Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë – nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro –si edhe arrestimi në flagrancë i tre prej anëtarëve të këtij grupimi.

Ndërsa me ditën e djeshme, SPAK së bashku me policinë kanë organizua punën me skuadra dhe kontrolluan 18 banesa të personave të dyshuar, ku një pjesë e mirë ishin rezidentë në Itali por me banim në Shqipëri.

Kështu u arrestuan dy persona M.N., dhe J.K., si dh u gjetën e u sekuestruan 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme si psh. Rolex etj, 1 automjet tip Audi RSQ8 i viti 2020 si dhe 3 celularë, ku 2 prejt tyre G Pixel, një armë zjarri pistoletë beretë me 15 fishekë, 3 celularë dhe pajisje të tjera. Gjithashtu operacione të ngjashme janë duke u zhvilluar në Francë, Rumani dhe në vende të tjera të përfshirë .

Prokuroria e Posaçme falenderon Prokurorinë Antimafia të Firences, Itali dhe Guardia Di Finanza për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë kryerjes së hetimeve në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore si dhe Eurojust e Europol që mbeshtetën nevojat për bashkëpunim dhe koordinim ndërkombëtar.

EMRAT/ Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, arrestohen dy shqiptarët, pritet ekstradimi i tyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit