Rreth 50 liderë evropianë kërkuan një qëndrim më të fortë për mbrojtjen e kontinentit, duke theksuar nevojën për të ulur varësinë nga SHBA, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Ata mirëpriten me kujdes fitoren e Donald Trump, duke shprehur shpresën se administrata e tij e dytë do të shmangë përplasjet me Evropën.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, nënvizoi se është koha që Evropa të jetë e gatshme të mbrojë interesat e saj dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, një prioritet i theksuar edhe nga liderët e tjerë evropianë.
Pasojat e fitores së Trump mbeten të pasigurta, sidomos në fushën e mbështetjes për Ukrainën dhe marrëdhëniet tregtare.