Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim në themel dosjen ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-shefit të forcave operacionale Oltian Bistri dhe 5 personave të tjerë të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza.
SPAK i akuzon ata për disa vepra penela, nga ajo e vrasjes, sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal dhe korrupsion. Në seancën e kësaj të premteje trupi gjykues vendosi të kalojë për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.
Firmosja e urdhër-arresteve nga Prokuroria e Posaçme erdhi pas zbërthimeve të aplikacioneve “Sky ECC” dhe “Encro Chat”. Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre prej të pandehurve kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar.