Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e akuzuar për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Vendimi u dha këtë të mërkurë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj. Apeli i GJKKO vendosi ndryshimin e pjesshëm të vendimit të Shkallës së Parë, duke deklaruar të pafajshëm Sonila Qaton, si edhe disa të pandehur të tjerë, pasi sipas gjykatës “fakti nuk përbën vepër penale”.









