-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Puna e Sudes i shkon më shumë kryeministrit

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka reaguar në lidhje me emërtimin që kryeministri Edi Rama i dha si “Sude me syze”. Qori tha se Rama duket në nivelin e një fëmijë në klasë të pestë që bullizojnë shokët e klasës.

“Më vjen keq që bie niveli i diskutimit nga një kryeministër. Nuk është sharje për mua, por një bullizim për njerëzit me syze. Mbase dhe për djalin e zotit Rama që ka syze. Zoti Rama në 2018 ka bullizuar përsëri aftësinë time për të parë. Me sa duket është në nivelin e një fëmije në klasë të pestë që do të bullizojë shokët e klasës. Ka njerëz që vuajnë stigmën, unë jo. Dhe të dëgjojnë kryeministrin që shan një njeri për aftësinë e tij për të parë. “, tha Qori.

Ai u shpreh se puna e Sudes i shkon më shumë kryeministrit.

“Unë e di që Sudja, Xhaferri kanë qenë ata që merrnin gjithçka dhe nuk iu jepnin gjë shqiptarëve. Kush është ai që merr gjithçka dhe nuk jep asgjë. Kështu që kjo puna e Sudes i shkon më shumë z. Rama. I keni parë dhe këto bankat me mikrokredi, kur kanë ekzistuar, në kohën e z. Rama. Ne do të jemi nesër në Durrës, do të flasim me qytetarët e Durrësit të japim idetë tona si zgjidhen problemet”, tha Qori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit