22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: 70% e narkoprokurorëve të Xhorxh Sorosit i thanë lamtumirë detyrës me datën 5 nëntor

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha fjalën e tij në tubim e nisi me një përshëndetje për Ilir Metën dhe Ervin Salianjin për qëndresën e pamposhtur në qelitë e narkoregjimit.

Më pas Berisha komentoi edhe zgjedhjet në SHBA dhe u shpreh se mediat qeveritare po përpiqen që të maskojnë përmasat epike dhe gjigande të fitores së presidentit Donald Trump.

“Dua t’u jap një lajm tjetër, se 70 për qind të narkoprokurorëve të Xhorxh Sorosit me datën 5 nëntor, i thanë lamtumirë detyrës. 30 prej tyre u shkarkuan me votë ekzemplare nga qytetarët amerikanë, të tjerët janë shkarkuar për flagranca bashkëpunimi me krimin dhe SHBA shpëtuan nga dhjetëra Dumanër, Kraja, kriminelë, zuzarë të Xhorxh Sorosit që sponsorizonte kriminalitetin dhe krimin, drogën, grabitjet, plaçkitjet me akte të hapura armiqësore, publike ndaj popullit amerikan, rendit, rregullit dhe qetësisë së atij vendi. Të gjitha këto tregojnë se e vërteta mund të vonojë, por ajo triumfon dhe vetëm triumfon.”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit