-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“SKY” fundos Çyrbjan, deputeti-kriminelëve: Ke vend ku të fshihesh, apo të vij unë?!

Kryesoret

‘…është mbytë zona me operacionalen e Tiranës nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej….’.

Ky është njëri nga mesazhet që Jurgys Çyrbja I dërgon në ‘Sky’ një personi në kërkim nga policia,i cili fshihet në Shijak.

Zyrtari i PS-së në Durrës e informon personin në kërkim që veçse të kujdeset vetë që mos kapet, duke të njoftojë dhe persona të tjerë, përfshirë këtu dhe një person me nofkën ‘Labi’.

Nga analiza e komunikimeve të realizuara mes Çyrbes dhe personit tjetër në kërkim rezulton se deputeti i PS, ka informuar bashkëbiseduesin në dy raste, në datën 25 shkurt 2021 dhe në muajin Mars 2021.

Informatat e Çyrbes shkonin tek personi në kërkim duke i thënë se në zonën e tyre, kishin vajtur forcat operacionale të policisë nga Tiranë, të cilat do shkonin edhe në territorin e Durrësit, dhe i sugjeron atij që të lëvizte nga vendi ku ndodhej pasi punonjësit e policisë ishin nisur nga Tirana.

Dhe sipas njoftimit në telefon që i ishte bërë Jurgis Çyrbes nga Tirana, ai i konfirmon faktin se forcat operacionale në momentin që po komunikonin, ndodheshin në fshatin Rubjekë.

Në vijim, Jurgis Çyrbja e pyet bashkëbiseduesin nëse kishte ndonjë vend të sigurt se ku të fshihej, apo dëshironte që të shkonte ai dhe ta merrte.

Çyrbja e porosit personin tjetër në kërkim që të lajmëronte edhe lidhjet e tjera shoqërore që kishin probleme me ligjin me këtë informacion.

Për më tepër komunikimet e zhvilluara mes tyre vijojnë si më poshtë ku Çyrbja i shkruan duke i thënë:

 ‘…është mbytë zona me operacionalen e Tiranë nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej….’.

Ndërsa personi ende i pa identifikuar nga SPAK, pyet i habitur Jurgys Çyrbjan, se nuk po kuptonte mesazhet e dërguara duke i shkruar në aplikacionin ‘Sky’ si më poshtë vijon:

 ‘…Si jan vlla? S’po kuptuj. S’po i jap dum…’.

Ndërsa Jurgis Çyrbja i thotë se, ishte diçka serioze pasi forcat operacionale të Tiranës vijnë në zonë vetëm për të kapur personat në kërkim.

Sipas përmbajtjes së komunikimit të muajit shkurt 2021, dyshohet se dhe personi tjetër ende i paidentifikuar të jetë person i shpallur në kërkim nga organet ligj-zbatuese.

Çyrbja i shkruan personin tjetër në ‘Sky’ si më poshtë vijon:

‘…vllai me morën nga Tirana në telefon më thanë që ka ardhur operacionalja Tironërs në Manëz, Maminas, Rrubjek, Katarrug. Dhe ato vin për personat në kërkim…. Lajmëro Labin, se nuk përgjigjet. Rri diku tjetër për siguri. Ore vlla, ndoshta nuk janë për ju, por për siguri po them…’.

Pas këtij momenti bashkëbiseduesi i konfirmon Jurgis Çyrbes se e kishte kuptuar mesazhin e dërguar dhe se do vijonin të qëndronin të fshehur:

‘…Ok ok vlla, kështu do rrim…’, i thotë personi tjetër, Çyrbjes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin ‘Sky’, e porosit bashkëbiseduesin në kërkim, që ti shkruante për çdo situatë pasi do i gjendej pranë nëse do kishte ndonjë problem:

‘…Më shkruaj për çdo gjë dhe vij unë, nëse ke gjë…’.

Gjithashtu, edhe në komunikimin e zhvilluara ndërmjet tyre gjatë datës 6 mars 2021, zyrtari i PS-së, Jurgis Çyrbja, e njofton sërish personin në kërkim se të nesërmen në orët e para të mëngjesit (që korrespondon me datën 07 mars 2021), e kishin informuar se do shkonin punonjësit e policisë nga Tirana për në Shijak, me qëllim për të kryer arrestime.

Çyrbja i shkruan personit në kërkim se: ‘…më lajmruan tani nga ora 5 e mëngjesit vjen ir në Shijak. Hap syt se mos kalojn dhe andej. Se me atë orë vetëm për arreste janë. Më than në Shijak, por si dihet, bej kujdes…’.

Dhe personi në kërkim i konfirmon faktin se po largohej: ‘…Ok ok, ika…’.

Nisur nga kjo situatë, SPAK thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik (të paidentifikuar), në këtë episod, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës kanë zbuluar disa akte të cilat ligji i përcakton si sekret.

Me përmbajtjen e këtyre akteve është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, e për rrjedhojë, SPAK thotë se janë konsumuar elementët e veprës penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’.

Marrja dijeni e akteve sekrete nga ana e Jurgis Çyrbjas në dy raste 25 shkurt 2021 dhe 6 mars 2021, si dhe informimi rreth këtyre fakteve që përmbajnë dokumentet dhe aktet që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, tek një person i shpallur në kërkim, e ngarkon me përgjegjësi penale personin nën hetim Jurgis Çyrbja, si të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’.

‘…ndërsa, lidhur me ndihmën që Jurgis Çyrbja, i ka ofruar në dy raste personit në kërkim si dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim të fshiheshin, dhe ti shpëtonin kapjes apo arrestimit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin prej tij të elementëve të veprave penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’, thotë SPAK. /Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit