-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump përjashton dy emrat kryesorë nga administratën e tij të ardhshme

Kryesoret

Donald Trump ka njoftuar se ish-ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, dhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, nuk do të jenë pjesë e administratës së tij të ardhshme, nëse ai rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka falënderuar Haley dhe Pompeo për shërbimin e tyre ndaj vendit, por ka theksuar se ata nuk do të ftohen të bashkohen me qeverinë e tij.

Haley, e cila kishte qenë kundërshtarja më e fortë e Trump në garën republikane, ka kritikuar më parë politikat e tij, por në fund të majit ajo shpalli mbështetje për kandidaturën e tij. Po ashtu, Pompeo, ish-drejtor i CIA-s, ka pasur kritika për Trumpin, përfshirë trajtimin e dokumenteve konfidenciale.

Trump, ndërkohë, ka deklaruar se në mandatin e tij të ardhshëm do të angazhojë vetëm njerëzit më besnikë, pasi besnikëria është kushti kryesor për të qenë pjesë e qeverisë së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit