Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen e biçikletave në lagje të ndryshme të qytetit.
Shtetasit M. T. (38 vjeç) dhe L. Xh. (33 vjeç), të dy banues në Elbasan, janë kapur pas hetimeve intensive nga specialistët për Hetimin e Krimeve. Ata dyshohet se kanë vjedhur tri biçikleta në datat 5, 6 dhe 7 nëntor 2024.
Të dy autorët janë të dënuar më parë për vjedhje dhe tani po përballen me akuza për “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim. Po vazhdon puna për hetimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjes që ata mund të kenë kryer.