Pas fitores të së martës presidenti turk Erdogan ka telefonuar Trump. Ai ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA dhe e ka ftuar në një vizitë në Turqi.
“Ne patëm një telefonatë të sinqertë me zotin Trump ndërsa ai ishte në një darkë familjare ku morën pjesë Elon Musk dhe fëmija i tij e ftuam në vendin tonë shpresoj se ai do ta pranojë ftesën tonë dhe kështu do të forcojmë bashkëpunimin mes Turqisë dhe SHBA-së në një mënyrë ndryshe nga e kaluara ndërtoi një luftë të madhe kundër shumë fatkeqësive gjatë procesit zgjedhor duke përfshirë një atentat”.
Ekspertët mendojnë se kthimi i Trump ka të ngjarë që të përmirësojë marrëdhëniet Turqi-SHBA por për ta mund të ndodhë dhe e kundërta nëse Trump do të dalë i paparashikueshëm.
Për Neftne Arslan drejtoresha e lartë e këshillit Atlantik në Turqi kërcënimi kryesor për marrdhëniet midis dy vendeve është mbështetja që SHBA i ka dhënë organizatave kurde dhe sirianë për luftë kundër shtetit islamik por nga ana tjetër kanë luftuar kundër objektivave turke.
Nga ana tjetër bie në kundërshtim sipas ekspertëve edhe mbështetja që SHBA do japë për Izraelin në disfavor të Hamasit ku këtë të fundit e mbështet fuqishëm Turqia.