-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjici kërkon dënim në shtëpi për arsye shëndetësore, gjykata thërret ekspertët

Kryesoret

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka kërkuar që të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, ai kërkoi lehtësira për të kaluar pjesën e mbetur të dënimit për shkak të gjendjes së tij, duke u bazuar në argumentet e avokatit të tij, i cili theksoi se Gjici vuan nga probleme kardiovaskulare dhe diabeti i formës së rënduar.

Gjykata ka vendosur thirrjen e ekspertëve mjeko-ligjorë për të verifikuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut. Seanca e radhës do të mbahet më 14 nëntor në orën 11:45, ku ekspertët do të paraqesin raportin e tyre.

Gjici, i dënuar me 3 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka ende 1 vit e 2 muaj të mbetur për të vuajtur, ndërkohë që aktualisht është i shtruar në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit