Sulmuesi francez, Ben Yedder është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vite burg me ksuht pasi akuzohet për përdhunim.
Ben Yedder, u shpall fajtor pasi nën efektet e alkoolit ka sulmuar seksualisht një grua në muajin Shtator 2023.
Ai do ti nënshtrohet trajtimit për varësitë ndaj alkoolit dhe i është pezulluar leja e drejtimit për gjashtë muaj, si dhe është i detyruar t’i paguajë viktimës 6 mijë e 500 euro.
Ben Yedder ka edhe një tjetër çështje përdhunimi të hapur dhe që po hetohet, ndaj një të reje tjetër e cila e ka akuzuar për përdhunim në verën e vitit 2023 dhe për të cilën ka paguar një garanci prej 900 mijë eurosh.