Debat dhe akuza të forta në komisionin hetimor ku po dëshmon ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Debati ka nisur nga kërkesa e socialistit për të pasur mundësinë që dëshminë ta ilustrojë me pamje.
Pjesë nga debati
Ilir Beqja: Dua të parashtroj dy kërkesa. Në statusin juridik që kam, është që gjykata mund t’ju japë një kornizë të asaj që mund të them, që mos të më përdoret kundër meje nesër në proceset penale.
Albana Vokshi: Kemi ndjekur procedurat për të marrë leje për dëshminë.
Ilir Beqja: E dyta, në vijim të asaj që kam mundur të ndjek nga komisioni dje, nga deputetët inicues është thënë për të informuar publiku. Ndaj dua të them për publikun me zë e figurë e shifra.
Albana Vokshi:Ne si komision respektojmë të gjitha të drejtat për një deklaratë të konstetualizuar paraprake.
Plarent Ndreca: Jemi njohur me një komunikim të kryetares me avokatin, jo në emër të komisionit.
Vokshi: Nuk kam nevojë të marr leje nga komisioni. Jam këtu për të garantuar zbatimin e ligjit.
Plarent Ndreca: Kur lihet në emër të komisionit…
Vokshi: Beqaj nuk është më i mirë se dëshmitarët e tjerë. Ju jeni në konflikt interesi nuk duhet të jeni fare këtu.
Plarent Ndreca: Ke diskurs helmues
5 minuta pushim….
LIVE-Ilir Beqja dëshmon në komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up-in