Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump do të emërojë ish-guvernatorin e Arkansas, Mike Huckabee si ambasador në Izrael.
Në një deklaratë Trump tha se “Mike ka qenë një shërbëtor i madh publik, guvernator dhe udhëheqës i besuar për shumë vite. Ai e do Izraelin dhe popullin e Izraelit, po ashtu edhe populli i Izraelit e do atë. Majk do të punojë pa u lodhur për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme!”.
Huckabee është një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe emërimi i tij vjen pasi Trump ka premtuar të përafojë politikën e jashtme të SHBA më afër me interesat e Izraelit, ndërsa ai zhvillon luftëra kundër Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban.