Vazhdon komisioni hetimor për sterilizimin. Në pritje të ditës së dytë të dëshmisë së Ilir Beqajt, opozita eshte e vendosur qe te mos mbyll hetimet pa ardhur Edi Rama dhe Vilma Nushi.
“SPAK edhe atë që ka përfunduar për sterilizimin nuk e ka të plotë prandaj kemi kërkuar komisionin për të zbardhur një nga aferat më të mëdha korruptive dhe financiare me kosto jo vetëm në buxhetin e shtetit por edhe jetën e qytetarëve.
Mbi 200 milionë euro që mund të kishin shkuar për shëndetin e qytetarëve, analiza dhe investime. Ju keni vetëm sytë e Ramës dhe i vetmi qëllim i juaji është që të mos dëshmojë Rama me Vilma Nushin.
Për të tjerët pastaj, e keni sjellë me pranga dy ditë show Ilir Beqjan vetëm për të kaluar koha për të mos i dhënë kohë komisionit të marrë dëshminë e Ramës dhe Vilma e Nushit, por komisioni nuk mbyllet pa marrë dëshminë e Ramës dhe Vilma Nushit apo cdo personi tjetër” tha ajo.
LIVE-Koncesionet në shëndetësi, Vokshi: Duam Ramën dhe Vilma Nushin këtu