Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klinës, ku një person është qëlluar me vdekje dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:15 në sheshin “Mujë Krasniqi” brenda një lokali.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se “Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe organet kompetente, përveç policisë dhe ekipeve të emergjencës mjekësore.