-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, prokurorja dhe drejtori i policisë japin detajet

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë në një lokal në Klinë, Kosovë. Njëri nga personat ndërroi jetë në lokal dhe tjetri për shkak të plagëve të marra humbi jetën në spital.

Policia ka rrestuar autorin dhe ai dyshohet si djali i ish kandidatit të LDK-së, Besim Hoti.

Drejtori Rajonal i Policisë, Shaban Shala, ka konfirmuar detaje rreth rastit, duke deklaruar se viktimat janë të moshës 20 dhe 21 vjeç.

“Kur kemi arritur në vendngjarje, kemi gjetur një viktimë aty dhe i dyshuari kishte ikur. Si pasojë e kësaj, kemi një person që nuk kishte shenja jete dhe një tjetër që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur të përballojë plagët,” tha Shala.

Ndërsa prokurorja Sahide Gashi ka deklaruar se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë.

“Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.I dyshuari, edhe ai i moshës së re, është arrestuar falë punës së shpejtë të policisë,” përfundoi Gashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit