-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Bardhi: Veliaj dhe Balluku gati të paguajnë vrasës kundër njëri-tjetrit

Kryesoret

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për luftën sipas tij të fortë që po zhvillohet brenda Partisë Socialiste.

Pjesë nga debati

Gazment Bardhi: (Toni Gogu) Jo vetëm na përmendi, por edhe i dha vetes epitetin “Shën Pal” por nuk bëhet përsa kohë që është bashkëpunëtori më i ngushtë i “Lali inceneratorit”.

Këtë do ta them me zë të lartë se nga ajo që keni firmosur kur keni qenë kryetar i këshillit bashkiak të Tiranës, buxheti i shtetit paguan miliona Euro. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që vriten dhe janë gati të paguajnë dhe vrasës me pagesë që të vrasin njëri-tjetrin.

Elisa Spiropali: Ju lutem se këto janë akuza të rënda tani, nuk janë retorikë politike. Të lutem!

Gazment Bardhi: E para, njëherë, sa herë që e përmend Belindën bën sikur e mbron, e di shumë mirë sa e don prandaj të lutem më lër të mbaroj fjalën time.

Elisa Spiropali: Ju nuk lexoni dot zemra!

Gazment Bardhi: Unë nuk lexoj zemra, por di se çfarë thua ti privatisht dhe ajo për njëra-tjetrën. Janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë për njëri-tjetrin. Shiko këtë luftën që po hanë koka. Do të hani kokat e njëri tjetrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit