Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bellinzona, Zvicër, gjatë një operacioni të policisë, pasi iu gjetën 1 kilogram kokainë dhe dhjetëra mijëra franga në shtëpinë e tij. Hetimet dyshojnë se ai ishte i përfshirë në trafikimin e drogës mes Zvicrës dhe Italisë.
Operacioni u zhvillua më 14 nëntor, si pjesë e një hetimi më të gjerë të Policisë Kantonale të Bellinzonës dhe Policisë së Qytetit, me mbështetje nga Prokurori Roberto Ruggeri. Dyshimet janë se shqiptari shpërndante drogë në zonën e Bellinzonës dhe po transportonte lëndë narkotike ndërmjet dy vendeve kufitare.
Ai akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe shkelje të Ligjit Federal për Narkotikët dhe për të Huajt. Arrestimi është miratuar nga gjyqtari i masave shtrënguese në Bellinzona.