Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për ndeshjen e sotme ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të Grupit B1 në Ligën e Kombeve.
Për sfidën e rëndësishme, ekipi ka veshur uniformën kuqezi dhe me shiritin e kombëtares është i gatshëm për të dhënë maksimumin. Një nga futbollistët që do të ndihmojë ekipin është Indrit Tuci, i cili do të mbajë numrin 7 mbi shpinë.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e ngrohtë dhe të gjithë lojtarët janë të përqendruar për të arritur rezultat pozitiv.