Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin virtual me shqiptarët në Londër u bëri thirrje që të mbështesin opozitën dhe të punojnë për ndryshimin e regjimit aktual.
Berisha iu drejtua shqiptarëve që ta presin me vezë dhe domate Edi Ramën kur të vijë në takim në Londër.
“Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë. Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë. Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë. Edi Rama do vijë në Londër, me vezë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës. A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës. Sot, është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme, sepse paratë grabiten dhe plaçkiten” , tha Berisha.