Policia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me aksionin kundër mashtrimit ekonomik të zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër, ku janë ekzekutuar 17 urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata e Tiranës.
Mësohet janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër, ku janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
“Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash”, njoftojnë blutë.
Policia bën me dije se operacioni në kryqeytet dhe Shkodër, është rezultat i një hetimi disamujor.