Ditën e sotme në orën 09:30 do të dalin para Gjykatës së Posaçme 10 personat të cilët u arrestuan gjatë një operacioni, ku u zbulua një laborator koakaine. SPAK ka sekuestruar 48 tonë të tretur në 850 lëkurë të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurët e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 persona të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.
Nga hetimet rezulton se ata e shpërndanin kokainën në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës. Ndërsa vendosja e laboratorëve ishte në afërsi të aeroportit dhe portit të Durrësit me qëllim transportin e lehtë të kokainës.
Të arrestuar janë:
Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Të huaj:
Hiëlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian