Kreu i Grupi Parlamentar i partisë demokratike Gazment Bardhi iu drejtua kryeministrit Edi Rama që buxheti që ka sjellë nuk është për qytetarët por për pesë individë.
“Duke pi raki dhe ngrënë qofte, je ulur atje duke vënë gishtin me sa zero doni të shtoni dhe sa lekë do njëri dhe sa tjetri. Ndaj dhe buxhetin e bëre vetëm me tre shifra. Nuk i the asnjë familjeve me një nënë, nuk u the qytetarëve asgjë se si duhet të përballojnë kostot jetesës.Derdhe ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe ike. Mendon se duke fyer opozitën, ne do biem në kurthin tënd dhe nuk do merremi me buxhetin, por ne do të merremi me buxhetin. Ne jemi ndryshe nga ty që mban karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar. Se kush është i palarë dhe qelbet erë atë e di çdo shqiptar. Shko lahu, kurohu dhe bëj pastaj kryeministrin e Shqipërisë. Buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant. Kjo qeveri nuk do t’ja dijë për fermerët.”, tha Bardhi.