Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Campania, Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas shpërthimit të një fabrike fishekzjarrësh.
Viktima, së bashku me dy binjakë 20-vjeçarë, ishin duke punuar në fabrikën e palicencuar, dhe për të tre ata ishte dita e parë në punë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, shpërthimi ka ndodhur gjatë pauzës për drekë, duke u shkaktuar viktimave dëmtime fatale. Policia e Italisë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.