Një 40-vjeçar u procedua penalisht pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria rreth 51 220 euro të padeklaruar në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e eurove.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.