-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 mijë euro për një banesë sociale, arrestohen 6 persona për mashtrim në Durrës

Kryesoret

Gjashtë persona janë arrestuar pas hetimeve të SPAK për një skemë mashtrimi që premtonte dhënien e banesave sociale në Durrës kundrejt pagesave të shumave monetare. Të arrestuarit janë: Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha, dhe Sokol Sylaj. Ata akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë dhe marrje të parave në këmbim të banesave sociale.

Sipas hetimeve, ata prezantoheshin si punonjës të administratës shtetërore dhe premtuan banesa sociale për qytetarët që paguanin shuma që varionin nga 5,000 deri në 10,000 euro. Pasi paguanin, personat interesuar merrnin një SMS konfirmimi nga Bashkia Durrës, duke u thënë se kishin kaluar fazën e parë për fitimin e banesës.

SPAK ka sekuestruar pasuri të përfituara paligjshëm, përfshirë dy automjete dhe disa telefona celularë, dhe ka kërkuar masat e sigurimit personal për të hetuarit. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe për të gjetur dy të dyshuarit që janë larguar jashtë shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit