Në seancën plenare të projektbuxhetit të vitit 2025, deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri propozoi shkurtimin e disa investimeve publike për të bërë të mundur finacimin e rritjes së pensioneve.
“Teksa analizoja siç e përmenda më lart, progresin e rritjes së ekonomisë së vendit, rritjes së Buxhetit të Shtetit dhe uljen e borxhit publik në kufijtë nën 57% të PBB , nuk kam pse të mos mendoj që ka hapësirë buxhetore për të bërë diçka më shumë në mandatin tjetër”, u shpreh Gjiknuri.
Më pas ai tha se në familjet ku ka shumë anëtarë dhe nuk mund të punojnë, çdo kryefamiljar heq diçka nga vetja dhe shkurton investimet ose merr diku borxh për të plotësuar nevojat ey tyre.
“Në kohën ku morëm qeverisjen dhe më kujtohet dhe nga puna si ish minister, na dukej si endërr që Borxhi Publik të arrinte në këto parametra që është sot, pasi në disa raste ai shkoi dhe 72 % PBB. Duke thënë këtë, mendoj që në të ardhmen të shikohet kjo hapësire fiskale e kombinuar dhe heqjen e ndonjë investimi që nuk është aq prioritar me qellim adresimin e rritjes reale të pensioneve minimale. Mendoj që si parti e majtë e kemi këtë detyrim njerëzor ndaj brezave para-ardhës të cilët me punën e tyre kanë kredituar dhe një pjesë të asaj çka gëzojmë ne sot. Një injektim i tillë buxhetor nuk duhet të na shqetesojë pasi është kontribut direkt në konsum dhe ekonomi”, theksoi Gjiknuri.