Mbështetës të opozitës janë mbledhur para Kuvendit, ndërsa në seancë po diskutohet projekt-buxheti i 2025-ës, i cili pritet të votohet sot. Opozita ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj buxhetit, duke theksuar se ai nuk i ndihmon qytetarët dhe sidomos pensionistët.
PD ka propozuar që minimumi jetik të jetë 200 euro në muaj, dhe ka kërkuar më shumë mbështetje për shtresat sociale dhe shëndetësinë.
Protestuesit, shumica pensionistë, kanë kërkuar rritjen e pensioneve për të përballuar jetesën e përditshme.