Jemi të fundit në renditje. Shqipëria u mund nga Ukraina sonte. Arbër Hoxha pas ndeshjes u shpreh se lojtarët dhanë gjithçka të paktën në 45 minutat e dytë.
“Pjesën e parë nuk u qasëm si duhet, por në pjesën e dytë dhamë gjithçka për ta kthyer rezultatin, por nuk ia arritëm.
Ata kanë kualitet shumë të madh dhe është shumë e vështirë me kthy dy gola. Trajneri na motivoi shumë dhe dhamë gjithçka nga vetja”, tha Arbër Hoxha.
Ukraina fitoi 2-1 në Air Albania me dy gola që na i realizuan që në 10 minutat e para.